Së shpejti “Struktura e direktorive në Linux” dhe “Si te instalojme MS Office 2007 ne Ubuntu”.
Si të instalojmë Ubuntu-në
In Linux, Ubuntu on May 15, 2009 at 21:08Në postimin e parë përmenda se Ubuntu mund të instalohet për më pak se 25 minuta. Këtë fakt ju ftoj ta provoni vetë. Por, para se të fillojmë
me instalimin e sistemit, dua t’ju kujtoj se, përveç instalimit normal si sistem parësor, Ubuntu mund të instalohet edhe brenda Windows-it,
pa dryshuar asgjë nga instalimi i Windows-it. Por sot dëshiroj t’ju tregoj hap pas hapi se si mund ta instalojmë Ubuntu-në si sistem parësor.
Versioni i fundit i Ubuntu-së është Ubuntu 9.04, i njohur ndryshe si Jaunty Jackalope. Për të shkarkuar Jaunty-n ne format .iso klikoni këtu.
Pasi të keni shkarkuar imazhin duhet ta shkruani atë në një CD, me të cilën duket të nisni kompjuterin tuaj.
KUJDES!!! Kjo procedurë fshin gjithcka që kishit më parë në kompjuterin tuaj.
Pasi kompjuteri juaj nis ju duhet të shihni një pamje të tillë ku duhet të zgjidhni gjuhën dhe më pas shtypni Enter.
Në postimin e parë përmenda se Ubuntu mund të instalohet për më pak se 25 minuta. Këtë fakt ju ftoj ta provoni vetë. Por, para se të fillojmë me instalimin e sistemit, dua t’ju kujtoj se, përveç instalimit normal si sistem parësor, Ubuntu mund të instalohet edhe brenda Windows-it, pa dryshuar asgjë nga instalimi i Windows-it. Por sot dëshiroj t’ju tregoj hap pas hapi se si mund ta instalojmë Ubuntu-në si sistem parësor.
Versioni i fundit i Ubuntu-së është Ubuntu 9.04, i njohur ndryshe si Jaunty Jackalope. Për të shkarkuar Jaunty-n ne format .iso klikoni këtu.
Pasi të keni shkarkuar imazhin duhet ta shkruani atë në një CD, me të cilën duket të nisni kompjuterin tuaj.
KUJDES!!! Kjo procedurë fshin gjithcka që kishit më parë në kompjuterin tuaj.
Ç’është Ubuntu
In Linux, Ubuntu on May 14, 2009 at 21:54
Ubuntu është një sistem operativ Linux, perfekt për laptopë, desktopë dhe servera. Ubuntu mund t’ju vijë në ndihmë në shtëpitë tuaja, shkollë apo punë. Në këtë sistem do të gjeni të gjitha programet që mund t’ju nevojiten, që nga përpunuesit e teksteve, programet e postës elektronike e deri te programet e serverave web apo mjetet e programimit.
Ubuntu është dhe do të mbetet gjithnjë falas. Pra nuk do t’ju duhet të paguani asnjë kacidhe për ndonjë liçensë. Ju mund ta shkarkoni, përdorni dhe shperndani Ubuntu-në me miqtë tuaj apo edhe ta përdorni në shkollë apo biznesin tuaj.
