kvbuntu

Si të instalojmë Ubuntu-në

In Linux, Ubuntu on May 15, 2009 at 21:08
Në postimin e parë përmenda se Ubuntu mund të instalohet për më pak se 25 minuta. Këtë fakt ju ftoj ta provoni vetë. Por, para se të fillojmë
me instalimin e sistemit, dua t’ju kujtoj se, përveç instalimit normal si sistem parësor, Ubuntu mund të instalohet edhe brenda Windows-it,
pa dryshuar asgjë nga instalimi i Windows-it. Por sot dëshiroj t’ju tregoj hap pas hapi se si mund ta instalojmë Ubuntu-në si sistem parësor.
Versioni i fundit i Ubuntu-së është Ubuntu 9.04, i njohur ndryshe si Jaunty Jackalope. Për të shkarkuar Jaunty-n ne format .iso klikoni këtu.
Pasi të keni shkarkuar imazhin duhet ta shkruani atë në një CD, me të cilën duket të nisni kompjuterin tuaj.
KUJDES!!! Kjo procedurë fshin gjithcka që kishit më parë në kompjuterin tuaj.
Pasi kompjuteri juaj nis ju duhet të shihni një pamje të tillë ku duhet të zgjidhni gjuhën dhe më pas shtypni Enter.
Në postimin e parë përmenda se Ubuntu mund të instalohet për më pak se 25 minuta. Këtë fakt ju ftoj ta provoni vetë. Por, para se të fillojmë me instalimin e sistemit, dua t’ju kujtoj se, përveç instalimit normal si sistem parësor, Ubuntu mund të instalohet edhe brenda Windows-it, pa dryshuar asgjë nga instalimi i Windows-it. Por sot dëshiroj t’ju tregoj hap pas hapi se si mund ta instalojmë Ubuntu-në si sistem parësor.
Versioni i fundit i Ubuntu-së është Ubuntu 9.04, i njohur ndryshe si Jaunty Jackalope. Për të shkarkuar Jaunty-n ne format .iso klikoni këtu.
Pasi të keni shkarkuar imazhin duhet ta shkruani atë në një CD, me të cilën duket të nisni kompjuterin tuaj.
KUJDES!!! Kjo procedurë fshin gjithcka që kishit më parë në kompjuterin tuaj.

Pasi kompjuteri juaj nis ju duhet të shihni një pamje të tillë ku duhet të zgjidhni gjuhën dhe më pas shtypni Enter.
scr_1
Më pas zgjidhni “Install Ubuntu” – “Instaloni Ubuntu-në” dhe shtypni Enter.
scr_2
Këtu fillon instalimi i Jaunty-t.
SCR__3
SCR__4
Me të filluar instalimi ju kërkohet të zgjidhni gjuhën për proçesin e instalimit dhe më pas shtypni Forward.
scr_5
Zgjidhni kontinentin dhe qytetin. Unë kam zgjedhur Europën dhe Tiranën (Kuçova nuk është) dhe klikoni Foward.
scr_6
Në pamjen tjetër do t’ju kërkohet të zgjidhni konfigurimin e tastierës suaj.
Në krye ju jepen dy opsione:
Suggested option: USA (Nëse ky opsion është i përzgjedhur që në fillim, atëherë klikoni Forward.)
Choose your own:  (Në këtë rast, në fund të ekranit në kutinë poshtë “You can type into this to test your new keyboard layout”, shkruani sekuencën e shkronjave QWERTY dhe më pas klikoni Forward. Unë kam përdorur opsionin e dytë pasi mund të ketë persona të cilët dëshirojnë të përdorin tastiera të konfiguruara në gjuhë të tjera.
scr_7
Pamja që vijon do t’ju shfaqë harddiskun/harddisqet që ndodhen në njesinë tuaj. Këtu duhet të krijoni një apo më shumë particione. Në këtë rast Ubuntu po instalohet në VirtualBox si makinë virtuale dhe për këtë arsye do të krijoj një particion të vetëm duke përdorur opsionin “Use the entire disk”.  Pasi keni krijuar particionin/particionet klikoni Forward.
scr_8
Më pas duhet të krijoni një emër përdoruesi, fjalëkalim dhe emrin e kompjuterit. Këtu ju jepet edhe mundësia për të hyrë në kompjuter automatikisht apo me një fjalëkalim. Dhe vijoni me Forward.
scr_9
Nëse më sipër keni vendosur një fjalëkalim më të shkurtër se tetë shkronja apo numra do t’ju shfaqet një lajmërim i cili ju kërkon të vendosni një fjalëkalim të ri “Choose another passwod” apo të vazhdoni “Continue”.
Në rastin tonë duhet të përdorim një fjalëkalim për të përdorur kompjuterin dhe kemi vazhduar me një fjalekalim me 4 gërma.
scr_10
Pas kësaj do t’ju shfaqet një përmbledhje e informacionit të sistemit që do të instalohet.
Për të ndryshuar ndonjë informacion klikoni Back ose klikoni Install për të filluar instalimin e sistemit.
scr_11
Më pas fillon formatimi i particionit/particioneve i cili vijon automatikisht me instalimin e sistemit i cili vazhdon për rreth 20 minuta.
scr_12
scr_13
Me të mbaruar instalimi i sistemit ju kërkohet ristartimi i kompjuterit tuaj. Klikoni mbi Restart.
scr_14
Me të rinisur sistemi do t’ju shfaqet një pamje e tillë dhe më pas do t’ ju kërkohet emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi.
scr_15
scr_16
Dhe më pas do të shfaqet pamja fillestare e desktopit tuaj.
scr_17
Nuk ishte e vështirë, apo jo???
Advertisement
  1. Fare s’ishte i veshtire. Urime per blog-un. Do dal, inshallah, shpesh ketej.

  2. Bravo! Do t’i drejtoj njerezit tek ky udhezues. Do t’kisha dashte qe te fokusoheni pak me teper te ndarja e diskut per dual-boot. Ai eshte hapi me i veshtire dhe shpesh rezulton ne humbjen e skedareve ekzistues duke lene shije te keqe te fillestaret.

  3. Faleminderit per sugjerimin Ari!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.