kvbuntu

Historia ime me Ubuntu-në

Përshëndetje miq,

Duke qënë se gjeta ca kohë të lirë brenda kohës sime të lirë vendosa të ndërtoj këtë blog informativ rreth njërës prej shpërndarjeve më të mira të Linux-it, Ubuntu.

Për herë të parë e kam hasur këtë shpërndarjë kur isha ende student, diku nga 2006-a. Njërit prej miqëve të mi më të mirë i kishte ardhur një zarf me postë i cili përmbante një (apo dy, nuk më kujtohet mirë) CD me një dizajn interesant. Pas disa pyetjesh bezdisëse (në atë kohë ai po punonte) zbulova që ishte Linux dhe burimin ku mund ta porositja. Një fakt tjetër që më interesoi ishte që mund të të dërgohej falas në shtëpinë tënde, në një CD, me postë.

Në atë kohë punoja në një firmë ku ndër të tjera ofrohej suport teknik në lidhje me kompjuterat dhe mbi të gjitha instalohej Window$. Më kujtohet një tip, punonjës i administratës shtetërore ishte më duket, i cili vinte pothuaj një herë në muaj për të rregulluar PC-në e tij apo pastruar atë nga viruset. Dhe kur e kujtoj tani me vjen përseri për të qeshur pasi ai sa vinte aty i binte nje i kuq i lehtë në fytyrë kur me thoshte se e kishte sëmurë kompjutrin, i cili vuante gjithnjë nga e njejta sëmundje, viruset e faqeve XXX. :D Më dhimbsej i ziu, sa herë vinte paguante 2500 Lekë për shërbimin që i frohej pas qejfit virtual.
Në atë kohë vuaja dhe vetë nga viruset, jo ato te faqeve XXX, por nga ato të faqeve të serialeve për programet e ndryshme që u nevojiteshin klientëve, pavarësisht antiviruseve të cilët i provova pothuaj të gjithë.

Kështu që ca nga vuajtja, ca nga kureshtja për të provuar dhe mësuar gjëra të reja dhe ca nga larmia dhe cilësia e programeve që ofroheshin falas dhe pa rrezikun e marrjes se ndonje virusi vendosa që në pjesën më të madhe të kohës që harxhoj para PC-së të përdor Ubuntu.

Ju këshilloj ta përdorni edhe ju. Është tërheqës, i lehtë për t’u instaluar e përdorur dhe mbi tw gjitha është FALAS.

Për kontakte të mëtejshme apo ç’do lloj informacioni që mund t’ju nevojitet, mos hezitoni të më kontaktoni në adresën e mëposhtëme:

kvbuntu (æt) gmail (pikë) com

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.